Monday, June 13, 2005

Historia e Jaffnës

Në mbretërinë e Jaffnës, më parë e njohur si Naga Deepa (Ishulli Naga), shenjat e para të civilizimit datojnë që nga viti 1000 b.c.

Yalpana Vaipava Malai (dokument ekstraordinar i historisë së Jaffnës), spjegon se Tamilët e Jaffnës ishin invaduesit Indo-Dravidian nga Jugu i Indisë dhe se Kathiramalai (Kantharodai) kishte filluar të bëhet qendër e habitatit dhe auoriteteve politike ne priudhën e hershme.

Ukkirasingan, u shpall mbret i parë i Naga Deepa në shekullin VIII, ai emëroi Chinkainagar në Poonakary në Vanni të bëhet kryeqytet i mbretërisë. Chinakainagar u bë seli e dinastisë Ariya Chakkiravarththis e cila sundoi Jaffnën deri në shekullin XIII.

Në vitin 1242, Vijaya Kalinga Chinkai Ariyan shpallet mbret i Naga Deepa. Në vitin 1248 mbreti shpall Nallur të bëhet kryeqytet i Naga Deepa. Sipas disa historianëve, Nallur është formuar në shekullin e XV gjatë sundimit të Chappumal Kumaraya (Bhuvanega Bagu) i cili sundoi Jaffnën në atë kohë dhe pastaj u kurorëzua mbret i qytetit Kotte (Në Jug të Ceylonit afër kryeqytetit të tanishëm Colombo).

Sipas disa shkrimeve Naga Deepa u emërua Yarlpanam në shekullin e XV.

No comments: