Friday, May 05, 2006

Erë lufte ne Sri Lankë


Ne katundin Kapalthurai i cili gjindet ne afërsi te qytetit Trincomalee, Sri Lankë, c'vendosja e popullates nuk eshte gje qe njerezit e ketuhit nuk jan mesuar. Familjet Tamile te veri lindjes se ketij ishulli jan c'vendosur me dhjetra here gjate 20 vjeteve te luftes civile. Me nenshkrimin e armepushimit ne shkurt te vitit 2002, shpresa per jete te qete Tamileve sado pak iu eshte kthyer dhe me te njerezit filluan te kthen shtepiave tyre te djegura dhe te shkaterruara. gadi 100,000 te c'vendosur ende nuk mund ti rikthehen pronave te tyre sepse ushtria e Sri Lankes i ka okupuar ato dhe i ka shenderruar ne kazerma.
gjate viteve te arme pushimit, luftimet sporadike, vrasje, arrestime dhe persekutime kane vazhduar.
Si pasoje e shtyerjes te pafundshme te iniciativave per arritjen e paqes (bisedimeve se paku) perhershme, anet radikale ne te dy palet filluan te forcohen dhe te veprojne qe te nxitin me tutje lufte frontale mes dy paleve. Si resultat, vrasjet e figurave politike, te aktivisteve Tamil sidhe vrasje sporadike te qytetareve te zakonshem, filloi te marre permasa te gjera. Sulmet mbi ushtaret qeveritare nga ana e Tamileve u shpeshtuan deri ne ate mase qe ne trinkomalee kishim deri ne 4 sulme te tilla per dite. ushtria dhe popullata singhaleze filluan te hakmirren dhe grupet e armatosura civile (singhaleze) filluan te atakojne katundet ku jetojne tamilet, duke lene pas tyre shtepi te djegura, njerez te vrare dhe familjet Tamile filluan te c'vendosen dhe te kerkojne strehim ne shkolla, tempuj dhe familje nikoqire ne pjest ku shumica e popullates eshte Tamil.... e gjitha me dukej "deja vu"....

No comments: