
Shpesh kur përmedet Sri Lanka (apo Ceyloni) sendi i parë që na asocion me të është çaji. Sidomos për ne Kosovarët adhuruesit e taraqillëkut të tij. Tjetër me çka e Sri Lanka na asocion është kryeministrja e atëhershëm ( e kena msu në shkollë) Sirimavo Bandaranaike, Tito i ka pas punët mirë me të.
Është interesnat fakti se ne dijmë të pervlojme caj (qysh duhet) me gjygyma, kurse këtu te vendi i tij pos që e perzijnë çajin me qumësht nuk dijnë ta përvlojnë! Zakonisht e pijnë në gota të aluminit 2dcl, ose te porcellanit (mvaret ku e pin dhe cfarë statusi në shoqëri ke).
Sistemi kastorë (kastet) egziston në Sri Lankë qysh moti dhe është i rrënjësuar thellë në shoqeri civile të Tamilëve.
Sri Lanka gjithmonë ka qenë e sunduar nga shtetet e ndryshme kolonialiste se pari Holandezët e pastaj edhe Britanezët. Këta të fundit e mbajten Sri Lankën si koloni deri pas luftës së dytë botërore - 1948. Besa edhe mollën e sherrit ja u lan në dorë. Duhet te ceki se ne Sri Lankë jetojnë dy etnitete Tamil (Besim Hindu) dhe Singhales (Budhist), ndër te tjeret sipas religjionit jane muslimanet dhe krishteret (janë edhe nja dy tre shqiptar).
Duhet me ceke nje send se ne Shqipetaret si popull ne pergjithesi jemi shume adaptiv dhe kjo gje me ka ndihmuar edhe mu kur per here te pare erdha ne Jaffna. Azia, ne pergjithesi ka shume laramani e ne te njeiten kohe aq duket e njeit me vendet tjera mirepo ka dicka qe e dallon Sri Lanken nga vendet tjera Aziatike dhe ne te njeiten kohe e ben ate unike ne kete regjion e ata jane njerezit- ne shikim te pare te duken njeit si ne Indi, Maymar(burme) apo Banglladesh, nga ana fizike mirepo shume dallojne ne aspekt kultural, dhe jane disi me te bute se te tjeret ne regjion.
Klima eshte tropikale dhe niveli i lageshtise eshte aq i larte ne sezonen e 'thate' (valla be e laget qe me te kall), saqe mund ta ndiesh ne lekure. Flora dhe fauna ketu eshte e lloj llojshme, majmuna te gjithe llojeve (me kater kembe dhe normal), luana ka por rralle mund te shihen ne natyre, gjarperinjet jane send qe me se shpeshti mund te takosh rruges, ne kohen e reshjeve monsunike shkorpionet e zinje 'vlojne' mirepo bre vlla zaher shqiptaret kan patur mjaft pune gjate historise me gjarpna dhe shkorpiona saqe jena bo imun me kete dukuri. Ne Sri Lanke (Ceylon) ka me shume se 12,000 lloje te zogjeve. Papagallat e gjelbert (po ata nuk dishin me fol, barem jo naj gjuhe qe mujna mi marre vesh)…. do ti kthehem kesaj storie me më shumë…
Historia e konfliktit ne Jaffna daton qe nga vitet e 80'ta , dhe gjeneza e konfliktit eshte e ngjajshme me të Kosoves. Historia e Tamileve eshte shkruar, permiresuar dhe adaptuar si i ka konvenuar njerezve te cilet Anglezet ja lan pushtetin ne dore edhe pse pakice ne shume regjione (Singhalezet), dhe keshtu Tamilt pasiqe ishin te diskriminuar ne cdo aspekt, ana radikale e Tamileve formoi ushtrine (Liberation Tigers of Tamil Eelaam – LTTE) e cila prej ateher lufton per pavarsine e Tamileve nga Sri Lanka.
Ja nga disa evente kronologjike te cilat ndodhen prej pavaresise:
Shkurt 1948 Ceyloni fitoi pavaresine nga sundimi 150 vjecar i Anglezve.
Qershor 1956 – Singhala gjuha e Singhalezeve eshte shpallur si gjuhe e vetme zyrtare, kjo nga Tamilet u pa si perpjekje per margjinalizimin e gjuhes Tamile.
1972 – Ceylon e nderron emrin ne Sri Lanka dhe Buddhizmit i ipet vendi primar si religjion i shtetit te Sri Lankes, duke e antagonizuar metutje komunitetin Hindu Tamil.
1976 – Liberation Tigers of Tamil Eelam (LTTE), nje nga disa organizata politike dhe ushtarake eshte formuar. Tensioni ne Veri lindje te vendit ka filluar te shtohet.
Qershor, 23.1983 – Trembedhjet ushtarë qeveritar u vrane ne prite te cilen LTTE-ja e beri ne vendin e quajtur Tinnevely, dhe kjo u shenua si fillim i luftes civile ne Sri Lanke gjate te ciles guerila LTTE do te kerkoje pavaesi nga Sri Lanka (me demek LTTE-ja u bo organizate separatiste, irrendentiste etj si na ktyne hershit ne vakt te milloshit). Pas ketij akti revanshizmi ne Jug te vendit (ku etniciteti Singhalez eshte ne shumice) filloj te merr permasa dhe si rezultat I kesaj qindra civil Tamil jane vrare nga ana e anti Tamileve jugore (e.g si ne Kosove Sheshelovit, Kushtunicovit etj), dhe konflikti filloj te marre permasa me te gjera. Popullata filloj te cvendoset ne vende 'te sigurta' si dhe refugjatet e pare nga Sri Lanka fillojne te arrijne ne Indi.
1987 – Ushtria qeveritare e izoloi LTTE-ne ne veri te Jaffnes dhe Colombo (kryeqytet i Sri Lankes) e arrite marreveshjen me qeverinë Indiane qe te dergoj kontigjentin e paqeruajtesve Indian ne Veri te vendit.
Po ne kete vit, numri i personave te c'vendosur nga vendbanimet e tyre arriti shumen e 400,000.
Pas shume 'pabesive qe paqeruajtesit Indian qe i bene popullates Tamile' ne vitin 1991 ata u detyruan qe te terhiqen dhe beteja ne mes te LTTE-se dhe ushtrise qeveritare u ashpersua. Terheqja e paqeruajtesve Indian i mundesoi LTTE-se qe te merr nen kontrolle shume vende te boshatisura nga Indianet.
Po ne kete vit LTTE dyshohet se ka marre pjese ne vrasjen e kryeministrit Indian Rajiv Gandhi ne jug te Indise, vrasja e kryeministrit Indian eshte bere me bombe vetevrases. Pas dy viteve ne 1993 ne te njeiten menyre eshte vrare edhe kryetari i Sri Lankes Premadasa, LTTE-ja eshte grup i pare militant qe ka perdorur bombe-vetevrases si stategjji militare.
1996 – bombe-vetevrases vrane me shume se 100 civil dhe lenduan me shume se 1,300 te tjere ne Banken Centrale ne kryeqytet Colombo. Pas kesaj Qeveria e Sri Lankes deklaron gjendje te luftes ne tere shtetin jo vetem ne provincen veriore.
1997 – 2000 lufta civile vazhdon, ne vitin 2000 zhvillohet beteje historike per ashtuquajturin 'Elephant pass' nje vend shume strategjjik dhe lidhje e vetme e jaffnes me jugun e vendit. Ne ate beteje me shume se 2,000 ushtare qeveritare dhe me se 1,200 ushtare te LTTE-se jane vrare, LTTE me nje beteje te papare ia arriti te merr kontrollin e kesaj pike strategjike duke e shtyre ushtrine qeveritare me larte ne veri.
Ne Shkurt te vitit 2002 arrihet marreveshja ne mes LTTE-se dhe qeverise se Sri Lankes per armepushim i cili fillon te transformohet ne proqesin e paqes, bisedat per paqe permanente jane duke u zhvilluar dhe ne Korrik te 2003 ne Tokyo do te mbahet raundi i 5ste i bisedimeve. LTTE heqi dore nga pavaresia totale dhe Qeveria e Sri Lankes ofroi qe te bisedohet per sistemin federal, ndermjetesuesit Norvegjeze luajten rol te rendesishem ne kete marreveshje.
Me shume se 65,000 njerez humben jeten gjate 2 dekadave te luftes civile. 800,000 persona u detyruan te c'vendosen brenda kufinjeve te Sri Lankes, dhe me shume se 160,000 refugjat ende jane te strehuar ne kampe te ndryshme refugjatesh ne Indine jugore, afro 70,000 individë kanë gjetur rrugë në Europen perendimore, Australi dhe Kanade.
Te c'vendosurit vazhdojne te kthehen ne shtepite e tyre te shkaterruara pas shume viteve dhe pas c'vendosjeve te shpeshta…. nje shprese per kete popull te hjekur eshte diku ne horizontin e oqeanit Indian…..
E sotmja…
Me kujtohet kur erdha para nje viti e sa nje kolege e punes me shetiti neper qytet duke mi treguar vendet ku mund te blehet cka.
Sapo kisha ardhun nga Kosova dhe ende isha nen pershtypjen se edhe ketu mund te blihen sendet si te ne (del te kojshia ne minimarket dhe e mush kesen e najllonit te cilen pastaj mundesh me perdore si shporte te cilen shume rralle njerezit e gjuajne, pos ndonje individ i cili nga kati i shtate duke provuar ta gjuan ne konteiner te berllogut, ani nasht se ndoshta prejt tyre del ndonje gjenerate e mire e basketbollisteve). !!!
Ne sy me ra tregu i gjelbert, oferta ishte shume e kufizuar, ne nje qosh u shiteshin bananet (si ne prishtine ne kohen e Markoviqit) dhe nuk e kisha te qarte perse shiten bananet ne treg kur c'do shtepi ne oborr rrite banane (por nejse…), disa perime (patate, bamje, natyrisht oriz dhe qepe), ishin oferta me e mire, pjesa tjeter e tregut ishte bosh…
Shume shpesh me mirrte malli per esspresso, makiato per gazeten “Java”… sidhe darka ne “Hanin e 2 Robertëve”.